Zarif: Siguria e Turqisë duhet të vendoset patjetër

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Muhamed Xhevad Zarif deklaroi se siguria e Turqisë duhet të vendoset patjetër, ndërsa shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dëshirojnë që grupin e përbërë prej kurdëve sirianë ta përdorin për ambiciet e tyre.

Zarif, i cili shkoi në Kuvendin e Iranit për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me çështjet e rendit të ditës.

Në lidhje me operacionin e mundshëm të Turqisë në lindje të lumit Eufrat, Zarif tha se “Siguria e Turqisë duhet të vendoset patjetër”, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dëshirojnë që grupin e përbërë prej kurdëve sirianë ta përdorin për ambiciet e tyre dhe synojnë ta formojnë një regjiment këmbësorie. Ky është një grup i vogël dhe sigurisht vëllezërit tanë kurdë në Siri janë kundër kësaj qasjeje. Zyrtarët e Qeverisë Rajonale të Irakut nuk e aprovojnë këtë politikë”.

“Askush nuk duhet të lejojë që toka e tyre të përdoret për të sulmuar të tjerët”, tha Zarif dhe shtoi se “Siguria rajonale arrihet duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e vendeve dhe duke respektuar ligjin e të gjithë banorëve të saj, veçanërisht vëllezërve tanë kurdë”.

Duke vënë në dukje se nuk janë për zgjidhje ushtarake në rajon, ministri iranian Xhevad Zarif tha se “Ne jemi duke bërë përpjekje që këtë problem ta zgjidhim duke bashkëpunuar me rajonin kurd të Irakut, qeverinë e Sirisë dhe grupet kurde siriane, në koordinim ushtarake me Sirinë dhe Turqinë dhe në mënyrë që të mos dëmtohen banorët kurdë, arabë dhe grupet tjera në veri të Sirisë”.

Nga ana tjetër, Zarif tha se tre iranianë të arrestuar në Australi u lanë të lirë me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe dy prej tyre u kthyen në vend, por njërit nga po i lejohet kthimi. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne