Zarif zhvillon biseda telefonike me homologët e tij nga Rusia, Iraku dhe Siria

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dje ka mbajtur biseda të ndara telefonike me homologët nga Iraku, Rusia dhe Siria me të cilët ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe sidomos mbi gjendjen në veri të Sirisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, ministri i jashtëm i Iranit në bisedat që pati me ministrin e jashtëm të Rusisë, Irakut dhe Sirisë, vuri në dukje se palët duhet të respektojnë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Sirisë dhe theksoi domosdoshmërinë e vendosjes së stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë në zonat lindore të lumit Eufrat. Në këto biseda gjithashtu është diskutuar për kontaktet mes Ankarasë dhe Damaskut dhe përfaqësuesve sirianë dhe të kurdëve. Ministria e jashtme e Iranit ka bërë të ditur se kryediplomati iranian do të vazhdojë bisedimet dhe diplomacinë për ndërprerjen e përhershme të sulmeve nga Turqia. Pas largimit të forcave amerikane nga veriu i Sirisë, Ushtria turke të mërkurën e kaluar me pretekstin e luftës kundër terrorizmit dhe pastrimin e zonave kufitare të Sirisë dhe Turqisë nga prania e paramilitarëve kurdë, me urdhër të presidentit Rexhep Taip Erdogan ka nisur operacionin e quajtur Burimi i Paqes, veprim ky që është kundërshtuar dhe dënuar nga i gjithë faktori ndërkombëtar./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne