Zbardhen detajet e manifestimit të 2 marsit, Presidenti Meta do të firmosë live dekretin për…

Zbulohen detajet e organizimit të manifestimit së thirrur nga Kreu i Shtetit, Ilir Meta në mbrojtje të “Kushtetutës”, kundër asaj që ai e quan tentativë për ‘grusht shteti”.

Burime të “Panorama Online” bëjnë me dije se disa detaje të manifestimit të 2 marsit. Veç kreut të shtetit, mësohet se në këtë tubim, pritet të falsin edhe shumë figura të shquara publike.

Emrat nuk bëhen ende të ditura, por mësohet se ky tubim do të finalizohet me një akt të rëndësishëm nga vetë Presidenti Ilir Meta.

Burimet të “Panorama Online” bënë të ditur se Meta do firmosë para përkrahëseve që do të jenë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një dekret të rëndësishëm.

Meta publikisht la ka lënë të kuptohet se mund ta firmosë shpërndarjen e Parlamentit aktual, në rast se kjo kërkesë do t’i vijë nga qytetarët e pranishëm në manifestimin e 2 marsit

Protesta e thirrur nga kreu i shtetit ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare, të cilat kanë bërë me dijes se do të jenë prezente në këtë tubim unik në llojin e saj, si dhe do ta transmetojnë live.

Nëse qytetaret më datë 2 mars qytetarët iu kërkojnë të shpërndani parlamentin, do ta bëni?

“Unë jam i sigurt që do të jemi në një sintoni të plotë me qytetarët. E rëndësishme është nëse ata pranojnë apo nuk pranojmë më që një grup puçistësh të rrëmbejnë çdo të drejtë të tyre kushtetuese dhe njerëzore, të lirisë së tyre, të llogaridhënës në këtë vend para tyre që paguajnë taksat edhe që paguajnë borxhin që po shkon në stratosferë.

Dhe të jenë të sigurt se Presidenti do të bëjë detyrën e tij në mënyrën më shembullore për rivendosjen e rendit kushtetues dhe do t’i kërkojë të gjithëve të bëjnë detyrën e tyre, të gjithë aktorëve të tjerë. Këtu nuk mund t’i shmangemi dot kësaj historie. Jemi në një përballje finale me puçistët, nuk ka temë tjetër më të rëndësishme në Shqipëri deri në momentin që do të zgjidhim këtë çështje”, tha Meta një ditë më parë në një intervistë televizive.

Më tej ai shtoi se; “Në 2 mars do u drejtohem qytetarëve si në dhjetor kur u shty. Në 2 mars unë do të i drejtohem popullit dhe ndërkombëtarëve duke u bërë të qartë se mbi kushtetutën qëndron vetëm sovrani i tij. Fjalën do ta ketë populli. Vetëm me flamurin kuqezi për të vendosur sistemin demokrat. Qytetarët janë ftuar në bulevard në orën 17:00, parullat janë të qartë ‘Jo grushtit të shtetit’ dhe ‘Jo shpopullimit’.

Objektivat e mia janë të qarta, të ndërgjegjësoj qytetarët për grushtin e shtetit, t’u bëj të qartë se instalimi i grushtit të shtetit asgjëson liritë dhe demokracinë. Si mund të garantojë gjykata Kushtetuese e zgjedhur në mënyrë mafioze dhe përmes këtyre falsifikimeve, se do të ketë garanci për pronat e tyre?

Nuk ka asnjë arsye që të ketë asnjë akte dhune. Nëse segmente të qeverisë dhe bandave të tyre do të provokojnë përgjegjësia do të jetë e tyre. Populli do të bëjë një manifestim historik në mbrojtje të Kushtetutës dhe kush janë puçistët që duan të përdhunojnë përfundimisht edhe reformën në drejtësi për të instaluar ‘Rama-formën’. Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe dhe e kuqe flakë”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne