Zbardhen pesë pyetjet e SPAK për Manastirliun, ministrja prej 10 ditësh nuk jep përgjigje, hetuesit: Nëse s’japin sqarime, do bastisim zyrat

SPAK, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit prej 10 ditësh nuk merr përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë për tenderat sekretë, për të cilat ka filluar edhe një hetim. Mësohet se ka 10 ditë që SPAK ka nisur dy kërkesa në Ministrinë e Shëndetësisë, por Manasturliu nuk ka dhënë asnjë përgjigje deri më tani

Çfarë procedure është ndjekur në tenderat e zhvilluar? Çfarë klasifikimi sekret dhe çfarë niveli sekret kanë tenderat e zhvilluara nga ky institucion? Numrin e tenderave të zhvilluar me procedurë sekrete? Sa është vlera e tenderave me procedurë sekrete? Çfarë është blerë me këto tendera?, janë 5 pyetjet që SPAK i ka drejtuar Manatirliut.
Po kështu, nëse SPAK në fillim javës nuk do të kenë një përgjigje nga Institucioni Shëndetësisë, hetusesit do zbarkojnë në këtë institucion për të bastisur zyrat dhe marrë dokumentet e kërkuara.
Një ditë më parë Lulzim Basha u shpreh se ministrja Manastirliu i ka dokumentet për tenderat, pasi në  katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë, ka rënë zjarr.Basha tha se ky zjarr i dyshimtë, në zyrën e Prokurorimeve, ka si synim fshehjen e fakteve dhe të dhënave kompromentuese. Por ministrja Manastirliu reagoi menjëherë. Në një postim në mediat sociale, Manastriliu shkruaajti se nuk ka rënë asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë./Report Tv

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne