Zbardhet axhenda e samitit të Sofjes/ Nga Merkel te Macron e Rama, çfarë pritet të diskutojnë

Zbardhet axhenda e samitit të Sofjes, i cili do të zhvillohet të martën në 10 nëntor dhe do të drejtohet nga Bullgaria e Maqedonia.

Treshja qe do te hape zyrtarisht samitin qe mbahet ne kuader te Procesit te Berlinit eshte: Kancelarja gjermane Angela Merkel, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal Majlinda Bregu ( gjate 2 viteve te fundit RCC eshte nje prej institucioneve me te rendesishme ne rajon) dhe Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi.

Në seancën plenare që nis në orën 11.25 minuta dhe ku diskutohet Tregu i Përbashkët Rajonal do të flasin të gjithë krerët e delegacioneve, pjesë e procesit të Berlinit.

Kryeministri Edi Rama mësohet se do të mbajë fjalën e tij pas Presidentit francez Emanuel Macron dhe Presidentit të Malit të Zi, Gjukanovic.

 

Vendimi më i rëndësishëm i këtij samiti është krijimi i Tregut të Përbashkët rajonal./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne