Zbardhet axhenda/ Kryetari i opozitës vizitë zyrtare në Kosovë. Do takohet me krerët e lartë të shtetit

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha do të zhvillojë të hënën një vizitë në Kosovë, ku pritet të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës. Mësohet se vizita e Lulzim Bashës vjen pas ftesës së Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Mësohet se në axhendën e kryedemokratit gjatë qëndrimit në Kosovë, ai do të takohet me Kryeministrin Avdullah Hoti, Presidentin Hashim Thaçi, Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani si dhe me drejtuesit e partive politike, Vetvendosjes, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës-Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re.

Takimet e Bashës në Kosovë zhvillohet në një kohë të rëndësishme nisur nga zhvillimet e javëve të fundi, ndërkohë që ka rinisur dialogu Kosovë- Serbi, intervistimi në Hagë i presidentit Thaçi por edhe në momentet kur Shqipëria dhe Kosova po përballen me sfidën e menaxhimit shëndetësor por dhe ekonomik të situatës së krijuar nga Covid19.

Burimë  bëjnë të ditur se gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike vlerësoi se duhet një bashkëpunim më i ngushtë ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Bashkërendimi i veprimeve mes dy vendeve është mënyra më e mirë dhe më e suksesshme për të përshpejtuar proceset integruese të të dyja vendeve – theksoi Basha gjatë takimit të zhvilluar në Tirane me kryeministrin Hoti.  Duke risjellë në vëmendje  bashkërendimin e suksesshëm gjatë procesit të pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj ndërkombëtare, ndërsa theksoi se “është koha për ti vënë në jetë këto përvoja të suksesshme për të mirën e shqiptarëve”.

Kreu i PD e ka bërë të ditur prej kohësh mbështetjen për autoritetet e Kosovës në proçesin e negociatave Kosovë- Serbi ku ka theksuar se përpos normalizimit të  marrëdhënieve, produkti  i këtyre negociatave duhet të jetë njohja reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në respekt të plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne