Zbardhet dëshmia e Faik Bucit: Eshtrat në Malin me Gropa nuk i përkasin vajzës time. Eglantina është gjallë dhe është prostitutë

Zbardhet dëshmia e Faik Bucit, babait që bashkë me djalin e tij akuzohet se ka vrarë të bijën Eglantina Buci në vitin 2012, ndërsa eshtrat ia kanë fshehur në Malin me Gropa.

Nga hetimet rezultoi se babë e bir e morën 23-vjeçaren dhe pasi e vranë me armë zjarri e groposën në Malin me Gropa. I ati i vajzës akuzohet si organizator i krimit, ndërsa vëllai i saj si ekzekutor. Por para policëve ai mohon përfshirjen në vrasje dhe madje pretendon se eshtrat nuk i përkasin vajzës së tij.

“Eshtrat në Malin me Gropa nuk i përkasin vajzës time. Eglantina është gjallë dhe është prostitutë. Unë e kam mohuar si fëmijë. Edhe sot po të më dalë para e vras”.

Burime nga policia thane se disa javë para vrasjes në 2012, Faik Buci ka tentuar ta vrasë vajzën e tij në zonën e Shkollës se Bashkuar ku e ka ndjekur me pistoletë në dorë mes pallateve, por vajza e ka pikasur dhe ka mundur të fshihet.

Ngjarja ka ndodhur pasi babë e bir kundërshtonin lidhjen e saj me një djalë. Kjo histori kishte sjellë edhe ftohjen e marrëdhënieve mes tyre. Eglantina ishte larguar nga shtëpia dhe nuk fliste me ta./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne