Shqiperia

Zbardhet takimi i Bashës me Yee, kjo është kërkesa e opozitës për zyrtarin e DASH

Pas takimeve me kryeministrin Rama dhe Presidentin e zgjedhur, Ilir Meta, zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Hoyt Brian Yee, ka ngjitur shkallët e selisë blu për tu takuar me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe krerët e partive parlamentare aleate.

Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 90 minuta dhe aty është diskutuar për krizën politike në vend.

Burime nga takimi ,opozita kërkon plotësimin e standardeve sipas zgjidhjeve të propozuara prej, por kreu i PD-së Basha është shprehur se opozita është e gatshme të diskutojë edhe për “propozime të barasvlefshme në produktin final”.

Nga ana tjetër burimet në takim bëjnë të ditur se zyrtari i lartë i DASH është shprehur i gatshëm të përpiqet të ndihmojë për zgjidhjen e krizës pasi pranoi se shqetësimet e ngritura nga opozita janë reale.

Zyrtari i DASH, ka përgëzuar opozitën që përmes qëndrimeve të shprehura prej saj ka arritur të ndërgjegjësojë komunitetin ndërkombëtar për problemet e mprehta si droga, krimi dhe korrupsioni.