Zbardhet vrasja e shkencëtares amerikane, arrestohet babai i dy fëmijëve, e kishte përdhunuar në bunker

Në prangat e policisë greke ka rënë 27-vjeçari Yiannis Paraskakis, e cili e ka pranuar para prokurorëve, se është ai autori i vrasjes barbare të shkencëtares Suzanne Eaton.

Sipas mediave greke Paraskakis, bir i një prifti dhe baba i dy fëmijëve, fillimisht e kishte goditur atë me makinë dhe më pas e kishte future në bagazh, pa ndjenja. Më pas e  ka çuar në një bunker nazist, ku edhe e ka përdhunuar. Por kjo nuk ka mjaftuar, pasi Paraskakis e ka vrarë biologen amerikane, pas përdhunimit. Nga ekspertiza, ka rezultuar se ajo ka pasur disa brinjë të thyera.

Por në turpin e 27-vjeçarit grek kishin ngelur shenja thonjsh të shkencëtares që çuan në  identifikimin e 27-vjeçarit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne