Zbrazet fondi rezervë, qeveria e Kosovës shpenzoi të gjitha paratë

Fillimisht, 4.8 milionë euro ishte vlera e ndarë nga buxheti i Kosovë për rezerva shtetërore, por Ministria e Financave, në fund të muajit nëntor, vendosi që t’i marrë edhe 500 mijë euro në Fondin Rezervë.

Këto mjete, më pas, sipas një vendimi të Qeverisë së Kosovës u ndanë në kuadër të ndihmave për Shqipërinë pas tërmetit që la pas më shumë se 50 viktima në njerëz, rreth 1 mijë të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.

Ndërkaq 800 mijë euro tjera, mjete të buxhetit, në këtë fond janë tërhequr javën e kaluar, duke arritur kështu shpenzimet në mbi 6 milionë euro. Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit në detyrë të Financave në Qeverinë e Kosovës, tha se tashmë llogaria e Fondit Rezervë është boshatisur./mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne