“Zbrisni se jeni në Shkodër”/ 20 afganë lihen në mes të autostradës Vlorë-Fier, kishin paguar 700 euro

Të paktën 20 refugjatë afganë u gjetën nga policia sot ndërsa ecnin në këmbë përgjatë autostrades Vlorë -Fier.

Ata duket se janë braktisur nga trafikantët në mes të rrugës. Sipas tyre destinacioni ka qënë Shkodra , për të cilën ata kishin paguar 700 euro.

Ata thonë se kanë 1 javë në Shqipëri.” Taksia na i mori paratë dhe iku” thotë një tjetër prej tyre. Afganët po shoqërohen nga policia dhe pritet të
mësohet se çfarë do të ndodhë me ata pas mbërritjes në Fier.

/Top Channel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne