Zbulohen 5 varre masive në një bazë amerikane në Kirkuk

Autoritetet lokale të provincës Kirkuk në një bazë amerikane në afërsi të qytetit Huvejxha kanë zbuluar 5 varre masive.

Varret janë zbuluar në bazën ushtarake Bekar në afërsi të qytetit Huvejxha. Kjo bazë është përdorur më herët nga ISIS si qendër për ekzekutimin e personave të dënuar. Në këto 5 varre masive janë varrosur trupat e 400 personave të pafajshëm. Disa prej personave janë vrarë me armë dhe disave prej tyre u është prerë koka./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne