Zbulohen bomba izraelite në rajonet e çliruara nga pushtimi i terroristëve në Siri

Forcat e ushtrisë së Sirisë gjatë operacioneve për spastrimin e rajoneve të çliruara nga terroristët në jug të provincës Hama, kanë zbuluar dhe konfiskuar bomba izraelite dhe armë të tjera që kanë mbetur nga terroristët.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat e ushtrisë siriane gjatë operacionit të tyre për spastrimin e rajonin Akrab në jugperëndim të qytetit Hama ka zbuluar dhe konfiskuar sasi të mëdha të armëve të ndryshme të terroristëve si dhe bomba të prodhuara nga Izraeli. Së fundi forcat e ushtrisë siriane gjatë operacioneve të tyre kanë arritur të çlirojnë dhe të vendosin sigurinë të paktën në 65 qytete dhe fshatra në veri të provincës Homs dhe në jug të provincës Hamah./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne