Bota

Zbulohen burime të reja nafte në Norvegji

Kompania ndërkombëtare italiane për naftë dhe gaz, Eni, bëri të ditur për zbulimin e një burimi të ri të naftës në det të hapur të Norvegjisë.

Kompania njoftoi se burimet e reja të naftës ndodhen rreth 230 kilometra larg nga qyteti Hammerfest, për të shtuar se zbulimi është bërë përmes eksplorimit të pusit Skruis, i cili ndodhet në thellësi prej 409 metrash nën det.

“Pusi ishte planifikuar të testoj potencialin e hidrokarbureve të ‘Sekuencës së Mesme Jurassic’, me ç‘rast hasi në një kolonë 34 metërshe të naftës, në një rezervuar me përmbajte të shkëlqyer”, tha kompania.

Sipas saj, vlerësimet e para flasin për një zbulim në të cilin ndodhen mes 50 dhe 60 milionë fuçi naftë, ndërsa mbetet të shihen nëse ka potencial më të madh.

Prodhimi aktual i kompanisë Eni në Norvegji është rreth 150.000 fuçi naftë në ditë.

Burimi: AA

OPINIONE