Zbulohen dy varre masive në Irak

Luftëtarët pro-qeveritarë irakianë nga Njësitë e Mobilizimit Popullor kanë zbuluar dy varre masive në krahinën veriore të Ninvës, që përmbajnë trupat e më shumë se njëqind anëtarëve të grupit etnik Izedi, të cilët besohet të jenë ekzekutuar nga terroristët e ISIS-it.

Zyra e medias e forcave vullnetare irakiane, të njohura zakonisht si Hashd al-Sha’abi, njoftoi në një deklaratë të lëshuar të shtunën se luftëtarët e Brigadës së 15 zbuluan një varr masiv në jug të Sinxharit, që ndodhet mbi 400 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Bagdad. Varri masiv përmbante trupat e 80 civilëve të etnisë Izedi. Veçmas, pjesëtarët e Brigadës së 53-të të forcave Hashd al-Sha’abi zbuluan gjithashtu një varr masiv që përmban trupat e 20 grave dhe fëmijëve në fshatin Kabusi në jug të Sinxharit. Deklarata shtoi se luftëtarët pro-qeveritarë ishin duke pritur ekipet kompetente për të identifikuar trupat me testet e ADN-së. Më 27 nëntor, forcat e ushtrisë irakiane zbuluan një varr masiv të pakicës Izedi në qytetin al-Ba’axh, i cili ishte nën kontrollin e ekstremistëve të ISIS deri në qershor të këtij viti. Ky varr përmbante trupat e 98 civilëve Izedi të masakruar nga terroristët./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne