Zbulohen falsifikatorët e Lindita Nikollës

Sistemi arsimor në Shqipëri, pavarsisht reformës që Qeveria pretendon se ka bërë në këtë drejtim, vazhdon edhe sot të ketë probleme të shumta që dalin në dritë herë pas here.

Ish-ministrja e arsimit, Lindita Nikolla, e cila shpesh është kritikuar për rezultate të ulëta në sistemin arsimor, ka qenë në detyrë dhe ka emëruar si drejtor shkolle në 2015 Albion Voglin, i cili në atë kohë u arrestua për falsifikim dokumentash.

Skandali zmadhohet edhe më shumë sot kur i njëjti person, i cili ka tashmë një precedent penal, emërohet nga ministrja e arsimit, Besa Shahini në krye të drejtorisë arsimore të Cërrikut.

Vogli ka qenë i arrestaur në 2015 për “Falsifikimin dëftesash”. Mësohet  se Vogli ka falsifikuar tri dëftesa në këmbim të parave.

Në 2015 policia gjeti gjurmë falsifikimi të dëftesave dhe regjistrave shkollorë nga drejtori Vogli dhe nëndrejtori Komino, duke i arrestuar më pas dy drejtuesit e shkollës. Dy drejtuesit u akuzuan se  kishin falsifikuar dëftesa për 3 persona, kundrejt shumave në para të kërkuara prej tyre./cna

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne