A do zbulohen informacione “sekrete” për Putinin nga shefi i Mossadit?

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, gjatë vizitës së tij në Rusi dhe takimit me zyrtarët rusë, është shoqëruar nga drejtori i Mosadit.

Në mesin e delegacionit izraelit i cili më 23 gusht u takua me presidentin rus Vladimir Putin në qytetin Sochi, ishte edhe drejtori i Mosadit. Shtrohet pyetja se, pse kryeministri izraelit e ka marrë në Rusi edhe Jossi Kohen, drejtorin e Mosadit? Gazeta “Nezavisimaja Gazete”, duke cituar Beni Briskin, analistin politik izraelit, ka raportuar: Arsyeja e shoqërimit të Kohen me Benjamin Natanjahun në vizitën e shkurtër të tij në Rusi ishte ajo që Kohen është ekspert i sigurisë dhe më mirë se çdo kush tjetër i njeh zhvillimet në rajon. Briskin ka thënë: Natanjahu dëshironte që Putin t’i dëgjonte shqetësimet e izraelit nga goja e Kohen. Ai ka shtuar: Kohen ka zbuluar për zyrtarët rus informacione sekrete dhe ka thënë se Izraeli pa arsye nuk ndjehet i rrezikuar. Analisti izraelit ka shtuar: Duket e pamundur që detajet e bisedimeve midis Putinit dhe Netanjahut do të pasqyrohen në media./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne