Zbulohen ndihmat financiare të Amerikës për laboratorin që akuzohet për virusin korona

Gazeta britanike Daily Mail ditën e dielë ka publikuar një raport të saj ka zbuluar se Amerika ka ndihmuar financiarisht një laborator në Wuhan të Kinës i cili kryente hulumtime mbi lakuriqët e natës që sipas dijetarëve besohet se është burimi i përhapjes së virusit korona.

Ky laborator ka kryer testime mbi korona mbi gjitarët dhe ndodhet 3 mijë milje larg provincës Yunnan të Kinës. Laboratori në fjalë ka përdorur një fond prej 3.7 milion dollarësh të dhuruar nga qeveria amerikane. Gazeta britanike shton se në fillim u hodhën hipotezat se virusi korona ishte përhapur nga një treg kafshësh në qytetin Wuhan dhe më pas virusi është transmetuar tek njerëzit. Përhapja e lajmit se laboratori në Wuhan, që është epiqendra e përhapjes së Covid-19, ka kryer testime dhe hulumtime me fondet e qeverisë amerikane, ka ngjallur dyshimet se është pikërisht ky laborator dhe jo tregu i kafshëve, epiqendra e përhapjes së virusit korona. Për momentin mbi 1.7 milion njerëz në botë janë prekur nga Korona dhe mbi 110 mijë kanë humbur jetën.vlerësuar tregun e naftës./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne