Zbulohen përfitimet e Izraelit nga kontratat e armatimeve të Amerikës dhe Arabisë Saudite

Një prej gazetave të regjimit sionist, ka zbuluar faktin se ky regjim përfiton shumë të mëdha nga kontratat e nënshkruara nga Amerika dhe Arabia Saudite në fushën e armatimeve.

Gazeta Day Marker, shkruan se shumë kompani armatimesh izraelite kanë nënshkruar kontrata me kompanitë amerikane të cilat do tu shesin armë dhe pajisje ushtarake Arabisë Saudite. Kontratat e armatimeve mes Amerikës dhe Arabisë Saudite në fillim kapin shumën e 110 miliard dollarëve dhe në 10 vitet e ardhshme ato do të arrijnë në 350 miliard dollarë. Kontratat e nënshkruara prej Amerikës dhe Arabisë Saudite do të krijon hov prodhimi për kompanitë izraelite thotë gazeta Day Marker. Kompania amerikane Lokhid e cila do t’i shesë armatime Arabisë Saudite, bën marketing për kompaninë izraelite të armëve Rafael./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne