Zbulohen plane terroriste: Fashistët e ekstremit të djathtë po përgatiten për ‘luftë kundër Islamit’

Grupi “Hope Not Hate” thotë se Mbreteria e Bashkuar duhet të përgatitet për më shumë komplote terroriste dhe dhunë ekstreme “

nga Lizzie Dearden.

Fashistët e ekstremit të djathtë janë duke u përgatitur për atë që ata besojnë se është një “luftë kundër islamit”, paralajmëron një raport i dalë pas sinjalizimeve të policisë lidhur me shumë sulme të mbetur në tentativë.

Raporti vjetor i “Hope Not Hate” parashikon dhunë të mëtejshme që buron nga fraksione të ndryshme. Ai vjen pas sulmit terrorist në parkun the Finsbury Park ndaj myslimanëve dhe vrasjes prej neo-nazistevee të deputetit laburist Jo Cox.

Nick Lowles, shefi ekzekutiv i grupit, tha se me kombinimin e retorikës së “luftës civile” dhe urrejtjes online në rritje,” ne duhet të jemi të përgatitur për më shumë komplote terroriste dhe përdorim të dhunës ekstreme nga e djathta ekstreme në një të ardhme të afërt” .

“Ekziston një spektër i madh njerëzish qe pothuajse besojnë në ardhjen e këtij konflikt,” tha ai për The Independent.

“Disa thonë se mënyra e vetme për ta ndaluar është që vete njerëzit të bëjnë diçka për këtë, sepse ata besojnë se shteti e ka lejuar që kjo të ndodhë përmes multikulturalizmit dhe integrimit”.

Z. Lowles tha se një numër më i vogël ekstremistësh besojnë se një luftë kundër myslimanëve “duhet të ndodhë” në mënyrë që ata të mund të dëbohen nga Evropa.

Ai foli disa ditë pasi Mark Rowley, kreu në largim e siper nga policia e Mretërisë se Bashkuar, zbuloi se ishin shkatërruar katër komplote terroriste të ekstremit të djathtë që nga sulmi i Westminsterit në mars 2017.

Z. Rowley tha se në të njëjtën periudhë ishin eleminuar edhe 10 komplote që lidheshin me myslimanët. Ai paralajmëroi se të dyja palët po “zbatonin një strategji të përbashkët” ku shfrytëzonin ankesat ekzistuese në komunitetet e synuara, duke krijuar mosbesim ndaj institucioneve shtetërore dhe pastaj duke “ofruar alternativa paralele të deformuara”.

Një numër rekord njerëzish po arrestohen për sulme të dyshuara terroriste në Britani të Madhe, ku ndër ta 28 janë të dyshuar janë arrestuar për krime të frymëzuara nga ekstremi i dhjathtë në 2017 sipas të dhënave të Hope Not Hate.

Shumica dërrmuese e të dyshuarve për terrorizëm janë muslimanët, por edhe numri i të dyshuarve të bardhë të ekstremit të djathtë është në rritje.

Hope Not Hate tha se ndërsa antisemitizmi është ende i përhapur tek e djathta ekstreme, vitet e fundit sidomos pas 11 shtatorit dhe sulmeve terroriste të ISIS-it, është vënë re përqafimi i ideve specifike anti-muslimane.

Raporti i “Hope Not Hate” thotë se pikëpamja se Islami është një kërcënim në vetvete u përhap në popullatën e përgjithshme britanike në periudhën e fundit gjatë ngritjes së ISIS-it. Gati 42 përqind e të anketuarve në një sondazh thanë se kjo ndodhi në kohën e sulmeve të inspiruara nga ISIS.

“Me pikëpamjet negative gjithnjë e në rritje ndaj myslimanëve britanikë dhe Islamit në përgjithësi, ka gjasa gjithnjë e më shumë të shtimit të rekrutëve të mundshëm të ekstremit të djathtë, ku shume prej tyre tani kanë akses të mëdh në mediat sociale, ndërsa mënyrat për të arritur tek njerzit janë të paimagjinueshme për të kaluarën,” tregojnë hulumtuesit.

Disa figura të shquara të të djathtës, përfshirë këtu komentatorin amerikan Ann Coulter, ish-shkrimtarin Breitbart Milo Yianpoulos, redaktorin Infowars Paul Joseph Watson, themeluesin e EDL-së Tommy Robinson (emri i vërtetë Stephen Lennon) dhe ish gazetaren Katie Hopkins po arrijnë miliona njerëz përmes postimeve të tyre në mediat sociale.

Të gjithë i kanë parë pasuesit dhe pikëpamjet e tyre në momentin e masakrave të frymëzuara nga Isis, ku shumë persona akuzojnë të djathtën ekstreme për shfrytëzimin e sulmeve terroriste për përfitim të vetin”.

Për shkak se shumica e materialeve të postuara nga figura të profilit të lartë nuk mund të dëshmohen se bëjnë thirrje për dhunë, kjo gjë ka shmangur kryesisht ligjin penal dhe udhëzimet mbi faqet e mediave sociale.

“Këta njerëz nuk po nxisin drejtpërdrejt dhunën, është përfundimi logjik i retorikës së tyre,” thotë z. Lowles.

“Me rritjen e terrorizmit, së bashku me ngritjen e të djathtës ekstreme në internet dhe aftësisë së tyre për të përhapur helmin e tyre tek një numër shumë më i madh se më parë, nuk duhet të habitemi kur njerëzit të reagojnë ndaj tyre.”

Një shembull është Darren Osborne, terrorist i ekstremit të djathtë, i cili u burgos për jetë pasi u sul me furgon drejt muslimanëve në Finsbury Park, duke vrarë një person dhe duke plagosur disa të tjerë.

Regjistrimet e paraqitura në gjyq treguan se babai i të katërve ishte ndikuar nga materiale dhe burime të së djathtës ekstreme. Policia tha se 48-vjeçari ishte radikalizuar në vetëm tre deri në katër javë si pasoje e leximit të materialeve dhe mesazheve nga faqja e internetit e Robinsonit, Rebel Media.

“Qeveria dhe politikanët refuzojnë të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të na mbrojtur”, thoshte një mesazh, i cili i bënte thirrje përkrahësve që të bashkoheshin në një tubim.

“Tani na është lënë në dorën tonë, ne njerëzve të zakonshëm të Mbretërisë së Bashkuar për t’u ngritur kundër urrejtjes, për t’u bashkuar dhe me një zë të themi, jo më”.

Osborne e planifikoi sulmin e tij pas leximeve të disa shkrimeve në Twitter nga persona anonimë, ku i bënin thirrje njerëzve që të “luftonin”, ndërsa një shënim i lënë në furgon thoshte se ideologjia e Islamit nuk i përkiste këtij vendi.

Pas paralajmërimeve të mëparshme rreth radikalizimit në internet nga ISIS dhe grupe të tjera islamike, policia tha se “individët mund ti shohin materialet sot dhe vendosin të shkojnë dhe të bëjnë një sulm më vonë gjatë mbrëmjes”.

Muajin e kaluar, një nga mbështetësit e ekstremit te djathte u burgos pasi u përpoq që të vriste pronarin e një restoranti indian, ndërsa një neo-nazist u dënua për planifikimin e një sulmi kundër nje parade homoseksualësh. Një tjeter ekstremist u burgos pasi kërcënoi se do i vinte zjarrin nje xhamie me bombë molotov në hakmarrje për sulmin e Mançesterit.

Disa raste terroriste ku janë përfshirë neonazistët ndodhen në proces e sipër nëpër gjykata, raste të cilat përfshijnë komplote sulmesh të ndryshme si dhe tentativa për të vrarë një deputet laburist me hanxhar.

Raporti i “Hope Not Hate” ka listuar disa grupe aktive neonazistësh, supremacistësh të bardhë, mohuesish të Holokaustit dhe figura nga e ashtëquajtura alternativa e djathtë në Amerikë.

Qeveria mori masa kundër grupit neo-nazist National Action, duke e konsideruar atë si organizatë terroriste më 2016, veprim që shkaktoi një valë arrestimesh. Anëtarët u ndanë në disa fraksione kombëtare dhe u emëruan me emra të ndryshëm për të shmangur ligjin.

Ndërkohë që lëvizjet britanike si EDL, Fronti Kombëtar dhe Partia Kombëtare Britanike (BNP) kanë rënë, Britain First ka fituar më shumë ndjekës në Facebook se çdo levizje dhe parti tjetër politike në Britani të Madhe.

Njëra levizje në ngritje është edhe “European Generation Identity”, e cila pretendon se dëshiron që të ruajë “identitetin etnokulturor të Evropës”, e perceptuar e bardhë dhe e krishterë dhe beson se “indigjenët” evropianë po zëvendësohen nga muslimanët dhe emigrantët. Fraksione të tjera në ngritje të ekstremit të djathtë e përcaktojnë veten si “anti-xhihadistë”, të cilat nuk janë pjesë e lëvizjeve më të gjera, por që definojnë veten e tyre në mënyrë specifike kundër Islamit dhe kanë një dominancë të madhe kryesisht në internet. Një përjashtim bën kandidatja e lidershipit të dështuar të Ukip, Ann Marie Waters, e cila u përpoq të vazhdonte vrullin e fushatës së saj duke ngritur një parti anti-islamike të quajtur For Britain.

Hulumtuesit vënë në pah rrezikun e ndikimit të ekstremit të djathtë duke zhvendosur idetë ekstremiste në rrjedhën kryesore. Ata paralajmërojnë se shoqëria jonë po rrezikon të ndryshohet nga mijëra njerëz që po e gërryejnë dhe dëmtojnë atë.

“Duhet bërë diçka me njerzit që nxisin qëllimisht urrejtjen ndaj një grupi, sepse kjo përfundon në nxitjen dhe krijimin e mjaft problemeve më të medha. Qeveria duhet të bëjë shumë më tepër, jo vetëm të ndërmarrë veprime, por edhe për të ngrejë zerin kundër tyre”, tha Lowles.

“Problemi është që ne mund të shohim dhunë të ndërsjelltë nga dy krahët, e cila mund të dalë jashtë kontrollit shumë shpejt”./independent/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne