Shqiperia

Zbulohen prapaskenat/ Rama i ka ofruar Presidencën, por Meta…

Pas dështimit të raundit të tretë të zgjedhjes së Presidentit, mësohen prapaskenat e fundit mes kryeministrit Rama dhe liderit të LSI-së, Ilir Meta.

Burime pranë maxhorancës bëjnë të ditur për Panorama se ka qenë kryeministri Rama që i ka ofruar Metës karrigen e Presidentit në një nga takimet e fundit që kanë pasur.

Mësohet gjithashtu se Ilir Meta nuk ka dhënë një përgjigje aty për aty, por ka thënë se do ta shqyrtojë këtë propozim.

Deri në këto moment Meta ende nuk e ka vendosur se cili do të jetë drejtimi i karrierës së tij politike.

OPINIONE

INTERVISTA