Bota

Zbulohen rezerva të mëdha nafte në Meksikë

MEXICO CITY – Në Meksikë, kompania shtetërore e naftës Pemex, në rajonin Veracruz ka zbuluar një nga depozitat më të mëdha të naftës në vend, transmeton Anadolu Agency.

Presidenti i vendit, Enrique Pena Nieto, gjatë vizite në fabrikën Pemex në rajonin Hidalgo ka njoftuar zbulimin e ri të rezervave të naftës. Nieto, ka njoftuar se Pemex, në rajonin Veracruz ka bërë zbulimin më të madh të naftës për 15 vitet e fundit.

Ndërsa në një deklaratë të bërë nga Pemex (Petroleos Mexicanos) theksohet se rezervat e zbuluara kanë një kapacitet prej 350 milionë fuçi naftë të papërpunuar.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se për shkak të afërsisë që rezervat e naftës kanë me rajonin Cosamaloapan, kanë një avantazh nga pikëpamja e afërsisë me vendin aktual të prodhimit dhe linjën e tubacioneve dhe në këtë mënyrë nafta mund të transportohet më shpejt nga rajoni. Që nga korriku, prodhimi mesatar i naftës bruto të Pemex ka rënë nën 2 milionë fuçi në ditë, duke arritur kështu në nivelin më i ulët të 22 viteve.


OPINIONE

INTERVISTA