Zbulohen rrënojat e një prej xhamive më të lashta në botë në shkretëtirën Negev

Një nga xhamitë më të hershme në botë, e ndërtuar rreth 1,200 vjet më parë, është zbuluar nga arkeologët në shkretëtirën Negev, ish territor palestinez i pushtuar nga Izraeli.

Këto mbetje, që datojnë nga shekujt VII-VIII, u gjetën në qytetin beduin të Rahatit. Autoriteti i Antikitete të Izraelit thotë se xhamia u zbulua gjatë ndërtimeve në zonë.

Arkeologët thanë se xhamitë e mëdha të kësaj periudhe janë gjetur vetëm në Mekë dhe Jerusalem, por ishte e rrallë të gjendej një ndërtesë e tillë në këtë zonë.

Ata gjetën xhaminë e hapur me një kamare për lutje që drejtohej në jug drejt xhamisë së Mekës.

codeit al
“Kjo është një nga xhamitë më të lashta që nga fillimi i besimit mysliman në Izrael, pas pushtimit arab më vitin 636 pas lindjes së Krishtit,”– tha arkeologu Gideon Avni.

Ky zbulim i rrallë në botë dhe mendohet se është përdorur nga fermerët lokalë./kultplus

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne