Zbulohen SMS-të e dashnorëve vrasës: “Ç’më bëre! Më more në qafë!”

Hysnie Hoxhallari dhe Kasem Pirjasi u paraqitën mesditën e së shtunës në gjykatën e Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ata janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen dhe më pas djegien e e bashkëshortit të Hysnies, Olsit dhe nënës së tij Selkies më 21 janar në lagjen 24 Maji në Vlorë.

Prej më shumë tre vitesh 26-vjeçari nga fshati Strum i Fierit dhe 32-vjeçarja dyshohet se kishin një lidhje jashtëmartesore, ç’ka duket se u bë shkak për krimin e dyfishtë. Pas ngjarjes Hysnia i kishte dërguar një mesazh Pirjasit ku i shkruante: “Çfarë më bëre. Më more në qafë”.

26-vjeçari mori përsipër autorësinë e krimit, por nuk pranoi të flasë para gjykatës ndërsa Hysnie Hoxhallari tha se nuk kishte bashkëpunuar në vrasjen e burrit dhe vjehrrës së saj. Gjykata e Vlorës vendosi t’i lërë ata në burg dhe t’ia kalojë çështjen për shqyrtim Gjykatës së Krimeve të Rënda.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne