Zbulohet arsyeja e vërtetë e vizitës/ Aleks Soros në Shqipëri për Kryeprokurorin e ri të vendit…

Aleks Soros, djali i manjatit hungarezo-amerikan George Soros, pas Beogradit ka vizituar Tiranën, ku mësohet se ka takuar disa nga eksponentët kryesorë të së majtës në pushtet, Partisë Socialiste. Vizita e djalit të Soros në Tiranë përkon me një situatë aspak të favorshme për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij pas skandaleve të njëpasnjëshme dhe lidhjeve të zyrtarëve dhe ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri me trafikun e drogës, sikundër po hetohet nga prokuroria e krimeve të rënda.

Por duket se vizita e Aleksi Soros në Tiranë është e lidhur me një tjetër episod, atë të kryeprokurorit të ri të vendit, që pritet të zgjidhet nga Kuvendi në seancën e 30 nëntorit, pasi mandati i Adriatik Llallës përfundon më 3 dhjetor. Ndoshta kjo është tentativa e rradhëspër kapjen e sistemit përmes zgjedhjes së kryeprokurorit të ri, proçes që dështoi gjatë hartimit të reformës në drejtësi.

Dy ditë përpara se Soros të vinte në Tiranë, u publikua një material nga Opdat dhe Euralius që jepnin mendiminn e tyre për mënyrën sesi duhej të zgjidhej kryeprokurori i ri, edhe pse zyrtarisht Kuvendi nuk ka nisur asnjë proçedurë në këtë çështje. Materiali i publikuar ishte pothuajse në të njëjtën gjatësi vale me atë që kishin shprehur më parë deputetë të PS-së, anëtarë të Komisionit të Ligjeve, i cili duhej të kishte nisur proçedurat që në datën 3 nëntor për zgjedhjen e kryeprokurorit. Përmes sugjerimeve që jep Opdat dhe Euralius, Kuvendi mund të zgjedhë me shumicë të thjeshtë një kryeprokuror me mandat të përkohshëm, deri në ngritjen e KEP, i cili më pas duhet të propozojë kandidatët për prokurorin e përgjithshëm.

Një burim i tha Syri.net se vizita e Aleks Soros pikërisht lidhet me këtë çështje, zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Nëse kthehemi pas në kujtesë dhe sjellim në vëmendje reformën në drejtësi, Fondacioni Soros financoi dhe diktoi reformën në drejtësi, deri në momentin që rreth 70 % të draftit të parë të hartuar u rrëzua nga Komisioni i Venecias, pas ankesës së bërë nga opozita. Soros u falenderua publikisht në atë kohë nga kryetari i komisionit për reformën në drejtësi, sot ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për mbështetjen teknike dhe financiare në realizimin e kësaj reforme. Por qëndrimi i opozitës dhe vendimi i marrë nga Komisioni i Venecias, që rrëzuan draftin e hartuar nga ekspertët e Fondacionit, shpëtuan kapjen e sistemit të drejtësisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne