Zbulohet bashkëpunimi i një kompanie evropiane me ISIS

Kompania franceze-zvicerane Lafarge ka pohuar se në mënyrë të drejtpërdrejtë u ka paguar para grupeve terroriste ISIS dhe grupeve të tjera në Siri.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Beat Hess, presidenti i kompanisë së çimentos Lafarge, ka thënë se ka ndodhur një gabim i papranueshëm që kjo kompani shpreh keqardhje për shkak të tij. Ai shtoi se kjo kompani ndodhet në një fazë të vështirë dhe janë krijuar probleme për kredibilitetin e tij. Sipas këtij burimi, grupi terrorist ISIS në shkëmbim të marrjes së parave nga kompania Lafarge, u ka lejuar punonjësve të kësaj kompanie që të qarkullojnë në mënyrë të lirë në zonat nën pushtimin e këtij grupi në Siri. Në atë kohë grupi terrorist ISIS kishte nën kontroll shumicën e zonave të puseve të naftës në Siri. Frederic JOLIBOIS i cili në vitin 2014 ishte drejtor i fabrikës Lafarage në Siri, është akuzuar për financimin e terrorizmit. Bruno Pescheux i cili ka qenë drejtor i kësaj kompanie nga vitit 2008 deri në vitin 2014 dhe Jean-Claude Veillard, shefi i sektorit të sigurisë së kompanisë Lafarge, janë të akuzuar për financimin e terrorizmit dhe për vendosjen në rrezik jetën e të tjerëve. Amerika dhe aleatet e saj evropianë dhe arabë që nga vitit 2011 kanë financuar dhe pajisur terrorizmin me qëllim të rrëzimit të qeverisë legjitime të Bashar Asad në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne