Zbulohet çfarë thanë për Ramën, Meta dhe Berisha në Pallatin e Brigadave

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë takuar mbrëmjen e së premtes në një ceremoni të organizuar nga kreu i shtetit me rastin e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë. Të dy ata kanë trokitur gotat dhe kanë shkëmbyer disa batuta mes tyre.

Sipas asaj që shkruan syri.net që citon dëshmitarë okularë, dialogu ka qenë pak a shumë i tillë:
Berisha: “Eh! Çfarë koincidence fatale. Para 27 vitesh studentet i fishkëllyen Adil Çarçanit. Sot fiks në të njëjtën orë studentët i fishkëllyen Edi Ramës. Besoj se e more vesh?”.
Meta: “Unë di që qeveria është në punë dhe po punon”.
Berisha: “Eh! Rinia mendon se duhet të fishkëllehet. Ishte gjë shumë e bukur”. 

Berisha iu referua një ngjarjeje që ndodhur gjatë paradites në një takim të kryeministrit Rama me nxënës të shkollave profesionale që ka dalë nga kontrolli i kreut të qeverisë. Një grup të rinjsh nisën të fishkëllenin duke bërë që Rama tu kërkojë të dalin jashtë dhe “të cicërojnë nëpër pemë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne