Zbulohet çmimi real i pemëve që mbjell lali Eri: Ja si po vidhen miliardat në Bashki

Sa janë çmimet e pemëve të mbjella nga kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në fushatën e vet gati dy vjeçare të gjelbërimit të kryeqytetit?

Në faqen e internetit të Bashkisë së Tiranës të dedikuar për mbjelljen e pemëve jepen edhe disa çmime.

Gështenja e egër është 84 mijë lekë, manjola 120 mijë lekë, dafina 144 mijë lekë, bliri 110 mijë lekë, ligustra 80 mijë lekë, kumbulla e kuqe 144 mijë lekë etj.

 

Po sa kushtojnë realisht këto bimë?

Sipas asaj që dëgjohet në një regjistrim me një tregtar bimësh, çmimet e po këtyre bimëve janë disa herë më të lira.

Tregtari dëgjohet të thotë se fidani i kumbullës së kuqe është vetëm 15 mijë lekë, fidani i rrapit 20-25 mijë lekë. Kavaku ose plepi i drejtë, vetëm 25 mijë lekë.

“Dafina shitet 70 mijë lekë fidani në treg kurse Bashkia e ka blerë 144 mijë lekë. Pra me dyfishi i çmimit” – tha gazetari Artur Çani në emision.

Çani u shpreh se nëse numri i pemëve të mbjella do të shumëzohet me diferencën e çmimeve të Bashkisë me atë në tregun reali, atëherë do të dilte një shifër marramendëse parash të abuzuara.

Një abuzim që do të kapte miliarda lekë, siç u shpreh ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne