Zbulohet fatura, “Fusha Shpk” pagoi 900 euro për një natë, për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës

Prej disa ditësh ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni ka qenë në qendër të vëmendjes për futurat e majme të hoteleve, ku kishte shpenzuar deri në 700 euro nata. JOQ ka publikuar një faturë, e cila tregon se oligarku Shkëlqim Fusha, pronar i kompanisë “Fusha shpk”, e cila ka fituar tenderë të panumërt nga Bashkia Tiranë,  ka paguar një natë në hotel, për nënkryetarin  e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

 

Normalisht lindin pyetjet, përse i duhet paguar një zyrtari të lartë si Maznikut, fatura e hotelit?! Dhe mbi të gjitha, duke qenë se Fusha sh.p.k ka fituar tenderë të shumtë nga Bashkia Tiranë, kjo ngre shumë pikëpyetje lidhur me konfliktin e interesit.

Pas publikimit të kësaj fature, pritet reagimi i nënkryetarit të bashkisë, edhe pse Rilindasit e kanë bërë të udhës t’i kalojnë në heshtje skandalet./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne