Zbulohet identiteti i të riut që grabiste farmacitë në Tiranë
Sipas policisë 17-vjeçari Fiti Kristali, është banues në Tiranë dhe në bashkëpunim me shtetasin Kristi Çinari, kanë grabitur një shumë prej 30 mijë lekësh të vjetra nga një farmaci në Tiranë.
17-vjeçari dyshohet edhe për një vjedhje tjetër në rrugën Siri Kodra.
Aktualisht shtetasi Kristi Çinari ndodhet i ndaluar në paraburgimin në Durres për veprën penale “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” pasi ka thyer masën e sigurisë arrest shtëpie./ Lapsi.al