Zbulohet grupi i tretë i dokumenteve sekrete të CIA-s

Faqja internetive “WikiLeaks” ka zbuluar grupin e tretë të dokumenteve sekrete të CIA-s.

Gazeta “Daily Mail” njofton se “WikiLeaks” të premten ka zbuluar grupin e tretë të dokumenteve sekrete të CIA-s dhe pretendoi se kjo agjenci ka kryer sulme kibernetike nën petkun e emrave të vendeve të tjera si Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë Veriore. WikiLeaks pretendon se programi “Marble” është projektuar për të humbur gjurmët e veprimtarisë kibernetike të CIA-s dhe përdorët për mashtrime në këtë drejtim. CIA në programin e saj ka futur kode me gjuhë persishte, kineze, koreane, arabe dhe ruse me qëllim që akuzat për sulme kibernetike të saj, të akuzohen vendet e tjera./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne