Zbulohet manovra e Ramës dhe Ruçit, shmangin përballjen e të enjtes me protestën e opozitës

Duket se qeveria Rama do të përdorë çdo manovër për të shmangur përballjen me opozitën dhe protestat e qytetarëve.

Në këtë kuadër pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve, me gjasa me praninë e Taulant Ballës dhe Gramoz Ruçit, është parashikuar që seanca që do të mbahej në Kuvend të enjten të zhvillohet në orën 17:00 të ditës së sotme.

Opozita kishte parashikuar që të mbante të enjten një protestë përpara Kuvendit, po duket se kjo manovër e fundit shmang sërish përballjen mes kampeve politike.

Në seancën e sotme pritet të diskutohet lidhur me strukturën dhe buxhetin e organeve të reja të drejtësisë, KLGJ dhe KLP.

Kujtojmë se skemën e mospërballjes Rama e ndoqi dhe të enjten e kaluar, ku anuloi seancën parlamentare, me pretendimin se protesta e opozitës do të ishte e dhunshme, dhe do të cënonte dhe godinat e institucioneve, gjë që nuk ndodhi realisht.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne