Zbulohet një tjetër tunel 12 km i organizatës terroriste YPG/PKK në Siri

Në zonën e operacionit “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë është zbuluar një tjetër tunel 12 kilometra i organizatës terroriste YPG/PKK i cili lidh zonat periferike me qendrën e qytetit.

Forcat e sigurisë në rajonin Tel Abyad të pastruar nga terroristët nëpërmjet operacionit “Burimi i Paqes” zbuluan edhe një tunel tjetër që i përkiste organizatës terroriste YPG/PKK.

Tuneli fillon nga pjesa periferike perëndimore e rajonit dhe zgjatet deri në kufirin Siri-Turqi, në qendër të qytetit dhe në rajonin Ayn Arus në jug.

Në tunelin e filmuar nga AA, vërehet se terroristët kanë ndërtuar dhoma me materiale konteineri për t‘u strehuar, kanë pajisur atë me linja ekektrike dhe të ujit duke e shndërruar nëntokën në vend të përkohshëm strehimi.

Këto tunele, terroristët i kanë ndërtuar me qëllim për rezistencë, infiltrime dhe sulme të papritura ndaj operacioneve të mundshme të Turqisë.

Gjatë operacionit, hyrjet e tuneleve të cilat kishin shumë hyrje të ndryshme u shembën me sulmet e avionëve dhe ato artilerike.

Po ashtu bëhet e ditur se me operacionin “Burimi i Paqes” janë zbuluar shumë tunele edhe në rajonin Ras Al-Ayn i cili është pastruar nga terroristët.

Gjatë operacionit u zbuluan tunele dhe bunkerë të ndërtuar poshtë shkollave dhe spitaleve nga organizata terroriste YPG/PKK e cila ka përdorur edhe civilët si mburojë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne