5 persona janë arrestuar në Durrës dhe 7 të tjerë do ndiqen në gjendje të lirë pasi kishin krijuar një rrjet prostitucioni.
Në operacionin e Policisë së Shtetit të koduar “pagesa e fundit” është zbuluar mënyra se si një 66-vjeçar dhe një 41-vjeçare kishin krijuar rrjet prostitucioni ku gjenin klientë dhe më pas i çonin ata tek vajzat e reja dhe gratë kundrejt pagesës.
Burime nga Policia e Shtetit për Report TV bëjnë me dije se rrjeti i prosticuionit drejtohej nga Fillor Muçellari 66 vjec si dhe nga Alma.H 41-vjeç.
Të njëjtat burime saktësojnë se Alma.H përveçse gjente klientë, ushtronte edhe vet prostitucion. Më pas kanë qënë 8 persona të tjerë të cilët siguronin klientë, mes tyre edhe 2 gra Fatjona.Gj 28-vjeç dhe Luftije.Ç 47 vjeç, të cilat gjithashtu ushtronin prostitucion.
Gjithçka niste në lokalin e Fillor Muçollari në qytetin e Durrësit. Pasi gjendeshin klientët, ata niseshin më pas me taksi drejt hoteleve të ndryshme në Durrës, por edhe në banesa private pranë “Shkëmbit të Kavajës, për këtë arsyje dy taksistët Liko Torra dhe Sh.K do akuzohen për moskallëzim krimi. Bie në sy se ashtu si në Tiranë, edhe në këtë rast përdoren taksitë për të tranpsortuar klientët drejt hoteleve.
Pagesa që çdo klientë bënte varjonte nga 50-100 euro. Pjesë e këtij rrjeti prostitucioni, si dhe klientë kanë qënë edhe persona të moshuar.
Zbulimi i këtij grupi është bërë fillimisht pas përgjimit të telefoave dhe më pas, për 3 muaj Policia ka dokmentuar rrjetin e prostitucionit.
Gjithashtu janë sekuestruar 3 automjete, aparate celularë, kartmonedha dhe disa sende të tjera.
Rrjeti i prostitucionit
Të arrestuar:
Fillor Muçellari 66 vjeç Drejtonte rrjetin
Alma H, 41 vjeçe Drejtonte rrjetin
Fatjona Gj, 28 vjeçe
Lutfije Ç, 47 vjeçe
Liko Torra 60 vjeç, taksist
Të proceduar në gjendje të lirë:
R.S. 27 vjeç
Sh.K. 73 vjeç
K.M. 60 vjeç
G.H. 67 vjeç
P.L. 30 vjeç
Sh.A. 27 vjeç
K.Sh. 50 vjeç
Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Pagesa e fundit”. Procedohen penalisht 12 shtetas, nga këta 5 të arrestuar e ndaluar si dhe 7 ndiqen në gjendje të lirë.
Sekuestrohen 3 automjete, aparate celularë, kartmonedha dhe sende që i përkasin veprës penale.
Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës pas një pune hetimore 3-mujore me metoda speciale, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar, ”Pagesa e fundit ”.
Si rezultat janë arrestuar dhe ndaluar shtetasit:
1• Fillor Muçellari 66 vjeç, banues në Durrës.
2• Fatjona Gj, 28 vjeçe, banuese në Durrës.
3• Alma H, 41 vjeçe ,banuese në Durrës.
4• Lutfije Ç, 47 vjeçe, banuese në Durrës.
5• Liko Torra 60 vjeç, banues në Durrës, i ndaluar, taksist;
Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:
6• R.S. 27 vjeç, banues në Mamurras.
7• Sh.K. 73 vjeç, banues në Durrës, taksist;
8• K.M. 60 vjeç, banues në Durrës.
9• G.H. 67 vjeç, banues në Durrës.
10• P.L. 30 vjeç, banues në Durrës.
11•Sh.A. 27 vjeç, banues në Durrës.
12• K.Sh. 50 vjeç, banues në Durrës.
Mekanzimi i ngjarjes:
Shtetasit e arrestuar, në rolin e ndërmjetësve gjenin klientet, të cilët më pas nëpërmjet dy taksistëve, shtetasve Liko Torra dhe Sh.K. u’a dërgonin në hotele të ndryshme të qytetit të Durrësit, në vendin e quajtur ”Shkembi i Kavjaës” si edhe në banesat private të personave të mësipërm, kundrejt pagesës 50-100 €.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
• 3 automjete;
•kartmonedha;
•aparate celularë;
• sende që i përkasin veprës penale.
Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
“Shfrytëzim prostitucioni” dhe ”Mbajtje të lokaleve për prostitucion”, parashikuar në nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Fillor Muçellari;
• “Prostitucion”, parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal në ngarkim të shtetaseve Fatjona Gj, Lutfije Ç , R.S. , K.M., G.H. , P.L. , Sh.A. dhe K.Sh.
• “Prostitucion” dhe ”Shfrytëzim prostitucioni”parashikuar në nenet 113 dhe 114 të Kodit Penal në ngarkim të shtetases Alma H;
• “Moskallëzim krimi” parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Liko Torra dhe Sh.K./ Shqiptarja.com