Zbulohet se sa është numri e forcave amerikane në Siri

Një komandant i lartë ushtarak amerikan të martën zbuloi numrin e trupave amerikane në Siri, duke theksuar pasigurinë rreth asaj se sa janë atje.

Gjatë një konference për shtyp të bërë me videokonferencë për gazetarët në Pentagon, gjenerali i ushtrisë amerikane, James Jarrard, iu përgjigj pyetjeve në lidhje me operacionet që zhvillohen në Siri.

Në përgjigje të pyetjes se sa është numri i trupave amerikane në Siri, gjenerali Jerard tha se “Numri i trupave amerikane në Siri është mbi 4,000 dhe janë duke mbështetur SDF (Forcat Demokratike Siriane) kundër DAESH-it”.

Kur u pyet për të konfirmuar shifrën prej 4,000, Jarrard u duk sikur u kap në gënjeshtër dhe pretendoi se kishte “gabuar”.

“Më vjen keq, kam gabuar, në Siri ndodhen rreth 500 trupa amerikane”, tha ai.

Ka qenë një sekret i hapur se SHBA ka një numër shumë më të madh të personelit në Siri sesa 503 shifër kjo e publikuar zyrtarisht. Pentagoni pranon se forcat e vendosura për operacione specifike të përkohshme nuk përfshihen në atë numër të publikuar.

Mirëpo tërheq vëmendjen se një gjeneral për herë të parë bëri fjalë për një numër mbi 4,000 trupa.

Zëdhënësi i Pentagonit Eric Pahon pretendoi se shifra prej 4,000 ishte “krejtësisht e gabuar”, duke thënë se ai e ka parë numrin e saktë, dhe është “shumë më pak” se sa tha Jarrard.


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne