Zbulohet tuneli më i gjatë i kontrabandës në kufirin SHBA-Meksikë

Zyrtarët e SHBA-ve njoftuan se në kufirin e vendit me Meksikën është zbuluar tuneli më i gjatë i kontrabandës i zbuluar ndonjëherë deri më sot.

Sipas lajmit të BBC-së, autoritetet amerikane thanë se tuneli ka një gjatësi prej 1.313 metrash dhe lidh një zonë industriale në qytetin Tijuana të Meksikës me qytetin San Diego të Kalifornisë.

Brenda tunelit janë gjetur sisteme të ashensorëve, rrugës hekurudhore, kullimit, të ajrosjes dhe kabllo të voltazhit të lartë elektrik. Tuneli ndodhet 21 metra nën tokë me një lartësi prej rreth 170 centimetra dhe 70 centimetra gjerësi.

Ndërkohë që nuk është bërë ndonjë deklaratë se për sa kohë është ndërtuar dhe se nga kush është ndërtuar tuneli.

Sipas lajmeve në media rikujtohet se në rajon vepron karteli Sinaloa.

Tuneli i dytë më i gjatë që u zbulua në vitin 2014 në San Diego kishte një gjatësi prej 904 metrash./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne