Zbythet mazhoranca, tërhiqet ‘paketa antishpifje’

Mazhoranca tërhiqet nga miratimi i ‘paketës antishpifje’ pas reagimeve të shumta nga komuniteti ndërkombëtar.

Në kohën kur Këshilli i Europës mori vendim për ta çuar çështjen te Komisioni i Venecias, mazhoranca ka gjetur edhe justifikimin. Ata thonë se do të tërhiqen derisa ‘Venecia’ të japë një opinion.

Lëvizja e Këshillit të Europës ishte e paprecedent, kur papritur vendosën që ta dërgojnë vetë paketën ligjore në Komisionin e Venecias.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Tauant Balla ka kërkuar që të shtyhet votimi i dekretit të presidentit Ilir Meta për ‘paketën antishpifje’.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se ‘Venecia’ do të diskutojë në procedurë të përshpejtuar më 21 mars këtë paketë, ndërsa shtoi se në Tiranë pritet të vijë një delegacion në muajin shkurt’.

“E mora fjalën për të informuar Kuvendin, që edhe pas miratimit të ‘paketës antishpifje’, ne kemi komunikuar me partnerë të rëndësishëm të Shqipërisë.

Ne jemi anëtarë prej vitesh në Këshillin e Europës. Dua të ndaj me ju se me reporterët kemi qenë në komunikim të vazhdueshme për disa çështje dhe kemi vendosur që të kërkohet një opinion më i thelluar nga institucioni, që ne shqiptarët e kemi gjithëpranuar, jo vetëm ne, sikurse është Komisioni i Venecias.

Dua t’ju informoj se sapo më ka ardhur komunikim nga Komisioni i Venecias. Komisioni i Venecias ka pranuar që ta shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar në sesionin e 21 marsit.

Votimi i dekretit për mediat audiovizive dhe diskutimi për të do të shtyhet deri sa Komisioni i Venecias të na sjellë raportin e vet, më 20-21 mars,” tha Balla./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne