Zëdhënësi i Kongresit të Çlirimit të Afrinit: Afrini do t’i përkasë Antakjas

Zëdhënësi i Kongresit të themeluar në Gaziantep për Çlirimin e Afrinit, Hasan Shindi tha se Afrin do t’i përkas Antakjas.

Ka filluar të qartësohet hartimi i rrugës së vendosur në Ankara lidhur me ristrukturimin e Afrinit i cili është nën kontroll të plotë të Frocave të Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ÖSO).

Në ditën kur u njoftua se Turqia e ka fituar kontrollin në qendrën e qytetit të Afrinit, Kongresit për Çlirimin e Afrinit i formuar nga ‘drejtuesit’ e Afrinit të mbledhur në Gaziantep bëri një deklaratë lidhur me hartimin e rrugës.

KËSHILL ME 35 PERSONA

Sipas raportit të Xhengiz Ozberk nga DeutscheWelle në Turqisht, Zëdhënësi i Kongresit për Çlirimin e Afrinit, Hasan Shindi deklaroi se në mbledhjen në Gaziantep, ata zgjodhën një Këshill prej 35 persona së bashku me 5 zëvendës anëtarë.

Shindi shtoi se lista e emrave të përzgjedhur në Këshill, e përbërë nga 24 kurd, 8 arab, 1 alevi, 1 ezidi dhe 1 tyrkmen, i’u transferua Zyrës së Guvernatorit dhe Ministrisë së Punëve të jashtme.

Ai deklaroi se situata do të qartësohej brenda 1 jave ose 10 ditësh, pastaj anëtarët e Këshillit lokal do të shkojnë në Afrin.

‘RAPORTE NGA AFRINI’

Zëdhënësi i cili tha se Këshilli do të punoj për rindërtimin e Afrinit dhe rivendosjen e rendit, deklaroi se deri sa të hyjnë në Afrin, ata kanë marrë raporte nga brenda falë kontakteve në Afrin dhe se për tani ata janë duke e mbajtur koordinimin nga Gaziantepi. “Ne jemi duke qëndruar së bashku me qeverinë e Turqisë dhe opozitën siriane. Po diskutojmë me autoritetet dhe guvernatorin përkatës” – tha ai.

‘NUK E DIMË KUSH DO TË JETË’

Shindi i cili tha se detyrën e koordinimit në qeverinë e Afrinit do t’a marrë Zyra e Guvernatorit të Hatajit dhe se një zëvendës guvernator që do t’a emëroj Turqia, do t’a siguroj koordinimin duke vepruar si guvernator në Afrin, u shpreh kështu:

“Do të emërohet një guvernator për Afrinin. Por, ne nuk e dimë se kush do të jetë ky. Ende nuk është plotësisht e qartë. Por do të jetë dikush nga Turqia dhe do t’a emëroj qeveria. Do të ketë edhe Kongresit të Çlirimit të Afrinit: Afrini do t’iguvernator të distriktit. Përsëri nga Turqia…”

Shindi i cili u shpreh se: “Afrini do t’i përkas Antakjas”, shtoi se guvernatori i Afrinit do të jetë në koordinim me guvernatorin e Hatajit.

SI NË MBUROJËN E EUFRATIT

Forma e qeverisjës të cilën Turqia ka planifikuar t’a vazhdoj përmes zëvendës guvernatorëve në Afrin, është zbatuar edhe më parë në rajonet si Xherablus, El Bab, Azez dhe Mare, të marra përmes operacionit ‘Mburoja e Eufratit’.

‘U FORMUA NJË FORCË POLICORE PREJ 450 PERSONASH’

Janë ndërmarrë disa hapa edhe në lidhje me sigurinë e Afrinit. Zëdhënësi i Kongresit të Çlirimit të Afrinit njoftoi se është formua një forcë policore prej 450 vetësh për të shërbyer në qendër të qytetit.

‘NUK DO TË KETË USHTARË’

Shindi i cili tregoi se kjo forcë policore përbëhet nga antarët e ÖSO-së dhe nga qytetarët e Afrinit dhe se do të veproj brenda disa ditëve e pastaj ÖSO do të dal nga qendra e qytetit të Afrinit, tha se: “Siguria do të ketë vetëm policë. Nuk do të ketë fuqi ushtarake.”

Ai shtoi se qëllimi i tij përfundimtar ishte formimi i forcave lokale të sigurisë të përbëra nga ‘populli i Afrinit të cilët nuk i përkasin asnjë partie’, ashtu siq është përcaktuar në raportin përfundimtar të botuar në Kongresin e Çlirimit të Afrinit.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne