Zëdhënësi i Kremlinit: India dhe Pakistani të “ushtrojnë vetëpërmbajtje”

Rusia u bashkua me Kinën dhe SHBA-në, duke bërë thirrje që India dhe Pakistani të “ushtrojnë vetëpërmbajtjen”, pasi tensionet mes dy vendeve arritën një pikë vlimi të mërkurën kur Pakistani pohoi se kishte rrëzuar dy avionë luftarakë indianë dhe kishte arrestuar pilotët e tyre.

“Rusia është e shqetësuar për tensionet në rritje midis Indisë dhe Pakistanit dhe u kërkon të dy vendeve të ushtrojnë vetëpërmbajtjen,” u tha gazetarëve në kryeqytetin Moskë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Tensionet kanë vazhduar të rriten mes dy kombeve bërthamore që nga e marta kur India pohoi se avionët e saj hynë në hapësirën ajrore pakistaneze dhe bombarduan një kamp të grupit militant Jaish-e-Muhammad (JeM).

Dyzet e katër ushtarë indianë u vranë në 14 shkurt në një sulm vetëvrasës në Kashmirin e administruar nga India.

Sulmi në Pulwama u morr përsipër nga grupi militant Jaish-e-Muhammed. Sulmi ishte më vdekjeprurësi kundër forcave indiane në rajon që nga viti 1989.

Pakistani e njeh grupin Jaish-e-Muhammed (NjM) si një organizatë terroriste që nga viti 2002./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne