Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë reagon ashpër ndaj vendimit të Austrisë për mbylljen e xhamive

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kallën (Kalın) reagoi ashpër ndaj Austrisë, e cila ka marrë vendim për të mbyllur xhamitë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, Kallën kritikoi deklaratën e Kryeministrit të Austrisë, Sebastian Kurz, i cili ka thënë se do të mbyllin 7 xhaminë në vendin e tij dhe do të dëbojnë disa imamë.

“Vendimi i Austrisë për të mbyllur shtatë xhami dhe për të dëbuar imamët me justifikime jobindëse është një nga reflektimet e valës populiste, islamofobike, raciste dhe diskriminuese në këtë vend”,- shkruan Kallën.

“Qëndrimi ideologjik i qeverisë austriake bie ndesh me normat e të drejtës universale, politikat e integrimit social, të drejtat e pakicave dhe etikën e bashkëjetesës. Përpjekjet për të normalizuar dhe banalizuar islamofobinë dhe racizmin në këtë mënyrë duhen refuzuar në të gjitha rrethanat”, vijon ai.

Kurse zëvendëskryeministri dhe Zëdhënësi i Qeverisë, Bekir Bozda (Bozdağ) reagimin e tij ndaj këtij zhvillimi e bëri në qytetin Kërshehir (Kırşehir), ku tha se Austria i ka shkatërruar liritë fetare dhe të ndërgjegjes.

“Austria me këtë vendim ka shkelur edhe Konventën e të Drejtave të Njeriut”,- shtoi ai.

Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz kishte njoftuar marrjen e vendimit për mbylljen e 7 xhamive me pretendimin se ato bien ndesh me ligjin islam./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne