Zëdhënësi Kalin i përgjigjet pretendimeve të Netanyahut kundër Presidentit Erdogan

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin reagoi ndaj pretendimeve të Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu kundër Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Në një postim të bërë në gjuhën angleze në Twitter, zëdhënësi Kalin shkroi kështu: “Kryeministri i Izraelit (Netanyahu) është i trishtuar sepse Presidenti Erdogan e shprehë me zë të lartë faktin që Izraeli po pushton territoret palestineze dhe po persekuton popullin palestinez. Netanyahu duhet të kuptojë që Presidenti Erdogan, i cili është zëri i të heshturve, do të vazhdojë të mbrojë të shtypurit”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne