Bota

Zëdhënësi ushtarak saudit i shpëton arrestimit civil në Londër/goditet me vezë nga protestuesit

Zëdhënësi ushtarak saudit gjeneralmajor Ahmed Asiri i ka shpëtuar arrestimit të qytetarëve që protestonin ndaj krimeve të luftës të regjimit Al Saud kundër Jemenit.

Një video e lëshuar të enjten tregoi aktivistin britanik Sam Walton, në përballjen me Asirin në një rrugë në Londër, ku ka shkuar të mbajë një fjalim në një forum. Në video, aktivisti mund të dëgjohet duke thënë: ” Ju jeni duke e ndërprerë urdhër-arrestin e lëshuar nga qytetarët “, ndërsa truproja e Asirit bllokoi tentativën e arrestimit. Më pas, zëdhënësi ushtarak saudit bëri një gjest fyes ndaj Walton. Protestuesit sulmuan me vezë Ahmed Asirin para se ai të hynte në vendin ku zhvillohej forumi i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë. “Asiri përfaqëson një regjim që ka vrarë mijëra civilë në Jemen dhe ka treguar një përbuzje të plotë për të drejtën ndërkombëtare. Asiri nuk duhet të mirëpritet dhe të trajtohet si një funksionar, ai duhet të arrestohet dhe të hetohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit “, ka thënë Walton. Ai gjithashtu e përshkroi gjeneralin saudit si ” justifikuesin kryesor të krimeve të luftës në Jemen.”/ PT

Etiketa

OPINIONE