Zelanda e Re shton prostitucionin në listën e zanateve të kërkuara për emigrantët

Emigrantët që shpresojnë të fillojnë një jetë të re në Zelandën e Re tani mund ti shtojnë aplikimit të tyre për vizë edhe një zanat të ri. Sipas planit të ri, emigrantët mund përfitojnë pikë nëse aplikojnë si punëtorë të kualifikuar në fushën e seksit dhe si përcjellës të eskortave.

Zanati i kualifikuar konsiderohet si marrëdhënie sociale në listën standarde të klasifikimit të profesioneve të Australisë dhe Zelandës së Re (ANZSCO).

Për të përmbushur kriteret e një punonjësi seksual të kualifikuar, emigrantëve u duhet të përmbushin nivelin ANZSCO 5 të aftësisë. Kriteret e kërkuara nga ANZSCO përfshijnë edhe arsimin e mesëm të detyruar.

Megjithatë, aplikantët e nivelit ANZSCO 5 nuk mund të klasifikohen si të kualifikuar nëse pagesa e tyre nuk shkon më tepër se 36.44 dollarë zelandezë (25.87 dollarë amerikanë) në orë, që llogaritet 75,795 dollarë zelandezë (53,818 dollarë amerikanë) në vit, bazur në 40 orë punë në javë.

Aplikuesit duhet të kenë gjithashtu kualifikime përkatëse që njihen ose të kenë së paku tre vjet përvojë pune në industrinë përkatëse.

Përkundër faktit se puna e seksit dhe shoqërimi i eskortave gjenden në listën e punëve të kualifikuara, nuk duket se ka mungesë të dukshme për kërkesa pune, prandaj nuk janë përfshirë në listën emergjente të punëve të kërkuara.

Megjithëse prostitucioni renditet si zanat i kualifikuar, aplikimi për një vizë rezidente si punëtor seksi do të ishte shumë e vështirë, tha agjencia e Zelandës së Re për Migracionin dhe Investimet (NZAMI).

“Edhe pse prostitucioni është një zanat i ligjshëm, nuk është një profesion të cilin një emigrant do të mund ta ndërmerrte për të fituar një vizë të përkohshme, pasi kjo punë pranohet në raste specifike”, tha Peter Moses, zëdhënës dhe avokat i NZAMI-it, i specializuar në ligjin e emigracionit.

“Aplikanti do të duhej të ishte brenda vendit në mënyrë të ligjshme dhe të mos punonte, ose jashtë vendit gjatë periudhës së aplikimit për rezidencë. Aplikuesit do ti duhej edhe një ofertë pune formale,” tha Moses.

Legjislacioni për dekriminalizimin e punës seksuale, i njohur si Akti i Reformës së Prostitucionit, u miratua në parlamentin e Zelandës së Re në vitin 2003 me një votim të zhurmshëm. Vendimi për legalizimin e prostitucionit, i cili më parë ishte i përhapur por i fshehur, u mirëprit nga shumë persona në vend.

Masa për ta kthyer prostitucionin në një profesion ligjor synonte të mbronte të drejtat njerëzore të punëtoreve të seksit dhe t’i mbronte nga shfrytëzimi. Sot, Zelanda e Re është e njohur për ofrimin e kushteve më të mira të punës për prostitutat.

Megjithëse një vlerësim i veprimit të aktit në vitin 2008 tregoi se numri i punëtoreve të seksit nuk u rrit si rezultat i legjislacionit, në vend vazhdon akoma stigma shoqërore rreth përfshirjes në industrinë e seksit./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne