Zelanda e Re tronditet nga një tërmet i fuqishëm, s’ka njoftime për viktima

Një tërmet me magnitudë 7,4 ballë goditi të dielën disa ishuj në Zelandën e Re.

Ministria e Zelandës së Re për Mbrojtjen Civile dhe Menaxhimin e Emergjencave (MCDEM) paralajmëroi se kjo mund të shkaktonte ndryshime të vogla të nivelit të detit në disa plazhe.

Zona e goditur nga tërmeti është ajo e ishujve të pabanuar Kermadec, rreth 800 kilometra në veri të Zelandës së Re.

Vetëm disa minuta pas tërmetit, MCDEM-ja bëri një njoftim të ri duke hequr paralajmërimin e mëparshëm për cunami dhe theksuar se një rrezik i tillë nuk ekzistonte as për Zelandën e Re dhe as për vendet e tjera të rajonit.

Ishujt Kermadec, një arkipelag vullkanik, tronditen vazhdimisht nga tërmetet dhe për pasojë nuk kanë banim të përhershëm.

Në vitin 2011, një tërmet me magnitudë 6,2 ballë shkaktoi vdekjen e 185 personave dhe plagosjen e mbi 1.500 të tjerëve në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, shtet i vendosur një brez tektonik shumë aktiv./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne