Zemaj, Haradinajt: Plehër, harbut i pasluftës, përfitues fondesh publike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar pas deklaratave të nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajt, i cili ka thënë se “punë e madhe që janë vra anëtarët e LDK-së”.
Kështu ka deklaruar Haradinaj mbrëmë në Dukagjin, ndërsa Zemaj ka drejtuar fjalë të rënda ndaj tij duke e quajtur atë “plehër, harbut të pasluftës, profiter të fondeve publike”.

Shkrimi i plotë i Zemajt:

Një pleher i degraduar, i njohur si harbut i pasluftës, një profiter fondesh publike, një egersire ndaj bashkëqytetarëve të vetë që nuk mendojnë njejte me logjiken e tijë prej stalinisti, i dashur dhe i respektuar për kriminelet ordinier….. si përfaqësues i “Veteraneve të Luftës” me hipokrizi dhe mungese ndërshmërie, thekson me mburrje për vrasjet e veprimtarëve të LDK-së, se s’janë asgjë me shume se “punë e madhe”.

Ky është modeli i mbrojtjes së kastes kriminale në Kosovë.

Populli e dijë kush jeni, kush keni qene dhe çka përfaqësoni, andaj edhe nuk quditet nga këto deklarta tuajt dhe të atyre qe i ke padron.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne