Zëvendëskryeministri Simsek shpjegon operacionin “Dega e Ullirit” për BBC

Zëvendëskryeministri përgjegjës për ekonominë, Mehmet Simsek në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë më 20 janar, për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste, ka thënë se operacioni do të vazhdojë deri në spastrimin e plotë të Afrinit nga grupet terroriste.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarit të shtëpisë mediatike britanike, BBC, Zëvendëskryeministri Simsek tha se Turqia është duke e mbrojtur tërësinë territoriale të Sirisë.

Simsek gjatë reportazhit bëri të ditur se Turqia është për një Siri të qëndrueshme dhe të pacopëtuar, ndërsa shtoi se në të kundërtën rajoni do të paraqet kërcënim nga aspekti i sigurisë së Turqisë.

Ai shtoi se nuk ka asnjë dyshim që PYD/YPG-ja është fraksion i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

Duke tërhequr vëmendjen se organizata terroriste ndërmori mbi 800 sulme ndaj Turqisë nga territoret e Sirisë, Simsek tha se Forcat e Armatosura të Turqisë në objektiv marrin vetëm organizatat terroriste.

Ai gjithashtu kritikoi mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin organizatës terroriste PKK/KCK/PYD-YPG me pretekst luftën kundër organizatës terroriste DAESH, ndërsa shtoi se “ShBA-ja është një vend mik e aleat i jonë dhe presim që ata t’i kuptojnë shqetësimet tona”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne