Zëvendëskryeministri i Turqisë: Turqia do të luftojë edhe ushtarët amerikanë

Zëvendëskryeministri i Turqisë dhe zëdhënësi i Qeverisë, Bekir Bozdag, në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë është shprehur se Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) do të hyjnë edhe në Menbixh nëse terroristët nuk largohen nga ky rajon.

“Nëse Menbixhi nuk pastrohet nga terroristët, sigurisht që TSK do të hyjë atje për mbijetesën e popullit dhe shtetit tonë, për integritetin e pandarë të territorit tonë, për sigurinë e kufijve tanë, për sigurinë e qytetarëve dhe për mos formimin një shteti terrorist menjëherë pranë nesh. Turqia është e detyruar ta bëjë këtë sepse ajo nuk ka zgjidhje tjetër në këtë pikë. Askush nuk duhet të na detyrojë të hedhim hapa të tillë. Gjithashtu nuk kanë të drejtë të gjykojnë ‘përse Turqia ka hedhur këto hapa?’ kur na detyrojnë”, ka theksuar Bozdag, i cili i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit” në një transmetim direkt në CNN Turk.

Bozdag ka vënë në dukje se nëse nuk arrihet ndonjë zhvillim pas operacionit “Dega e Ullirit”, operacioni i tretë që Turqia do të nisë në këtë rajon, do të jetë në Menbixh. Sipas tij Turqia asnjëherë deri më sot nuk i ka mashtruar zyrtarët amerikanë dhe se u kanë propozuar zyrtarëve të SHBA-ve që të kryejnë së bashku edhe operacione tokësore.

Zëvendëskryeministri i Turqisë tha se SHBA nuk e ka pranuar këtë propozim, ku SHBA është shprehur se do t’i kryejë (operacionet) bashkë me PYD/YPG-në. Ai ka shtuar se në këtë proces SHBA nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë, përkundrazi ka vepruar ndryshe nga premtimet që i ka bërë Turqisë.

“Autoritetet amerikane kanë bërë një deklaratë se ‘Ne nuk përballemi me Turqinë’. Edhe ne theksojmë të njëjtën gjë, që nuk dëshirojmë aspak të përballemi me SHBA-në as në Menbixh, as në lindje të Eufratit dhe as në një vend tjetër. Por në këtë çështje SHBA-ja duhet të tregojë një ndjeshmëri të ngjashme me ndjeshmërinë e treguar nga Turqia. Nëse një ushtar amerikan vesh uniformën e terroristëve dhe njëlloj si ata në mes të terroristëve sulmon Forcat e Armatosura të Turqisë atëherë pa hezitim nuk kemi mundësinë të bëjmë dallimin në këtë pikë. Qeveria e SHBA-ve duhet t’i largojë nga rajoni ushtarët e saj që të mos të mos përballen me ushtarët turq”, ka theksuar Bozdag”. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne