Frutat janë ilaçet e duhura për shumë shqetësime të shëndetit tonë. Një prej tyre është edhe dardha, e cila përveç shijes së preferuar nga të gjithë, ju ndihmon edhe të parandaloni shumë sëmundje. Sipas studimeve të fundit, ky frut ka një sërë vlerash dhe dobitë që i sjell organizmit.
– Ndihmon në lehtësimin e dhembjeve të kyçeve.
– Acidi hydroxycinnamic, që gjendet tek dardha parandalon kancerin e mushkërive dhe stomakut.
– Lëngu i dardhës mund t’ju ndihmojë të qetësoni fytin e irrituar nga kolla.
– Dardha njihet për efektet qetësuese kryesisht kundër djegieve të stomakut, gastriteve, kolitit apo kundër problemeve me zorrën e trashë.
– Dardha është shumë e pasur me fibra dhe e mbushur me veprimtari ushqimore antioksidantësh.
-Cipa e dardhës bën mirë për pastrimin e veshkave ndërsa lëngu që përftohet nga zierja e degëve të dardhës ndihmon në uljen e temperaturës.
– Dardha përmban një sasi mjaft të pasur me vitamina A, C, K, B2, B3 dhe B6. Ka gjithashtu folate, bor dhe fruti lidhet me parandalimin e osteoporozës.
– Gjethet e dardhës përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare
– Dardha ul kolesterolin në gjak.