Zgjedhja në krye të Prokurorisë, zbardhet takimi i ambasadorit gjerman me Olsian Çelën. Ja mesazhi që dha

Ambasadori Gjerman Peter Zingraf ka takuar sot Prokurorin e ri të Përgjithshëm Olsian Çela.

Në një njoftim në Facbook, ambasada thotë se Zingraf e përgëzoi Çelën për detyrën e re, që mori në datën 5 dhjetor.

Ambasada Gjermane Tiranë shkruan se ambasadori gjatë takimit u shpreh:

“Gjermania, së bashku me Bashkimin Evropian, ka mbështetur gjithmonë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe do ta vijojë të bëjë këtë edhe në të ardhmen.

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm përmes parlamentit pas verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi dhe do të konsolidojë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

I uroj Prokurorit të ri të Përgjithshëm shumë forcë dhe suksese në detyrën e tij të rëndësishme.”/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne