Bota

Zgjedhja për Paqe: Bota i përgjigjet gabimit strategjik të Amerikës në Siri

Protesta të shumta janë mbajtur në të gjithë Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe më gjerë për të denoncuar sulmet me raketa të presidentit Donald Trump-së kundër Sirisë.

Protestuesit thonë se sulmi me raketa në një aeroport të qeverisë siriane është një akt lufte dhe një shkelje e ligjit ndërkombëtar, duke përdorur një pretekst të fabrikuar. Ata thonë se sulmi është kërcënues dhe mund të ketë të pasoja të tmerrshme për të gjithë planetin. Ata gjithashtu thonë se nuk do të përkrahin agresionin e SHBA, në një përplasje të drejtpërdrejtë me veprimet e fundit të urdhëruara nga administrata Trump. Qindra ambientalistë dhe aktivistë të mbrojtjes së klimës dhe ambientit u tubuan përballë Shtëpisë së Bardhë ku protestuan kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump rregulloret e ish-presidentit Obama për mbrojtjen e klimës dhe ambientit. Protestuesit e akuzuan presidentin Trump se ka anuluar çdo angazhim të SHBA në luftën kundër ngrohjes globale. Vlen të theksohet se presidenti amerikan Donald Trump firmosi urdhrin ekzekutiv që përmbys rregulloret e epokës “Obama”, për frenimin e ndryshimeve klimatike. Urdhri ekzekutiv i pavarësisë energjetike pezullon një pjesë të masave të ndërmarra nga paraardhësi i Trumpit dhe promovon karburantet fosile. Mes nismave tashmë të shfuqizuara është edhe plani për energjinë e pastër, i cili u kërkon shteteve të reduktojnë emetimet e karbonit. Vendimi i administratës “Trump” është vlerësuar nga bizneset, por ka ngjallur kritikat e ashpra të aktivistëve ambientalistë. Përpara se të nënshkruante urdhrin, numri një i Uashingtonit tha se ai do t’i jepte fund luftës për qymyrin dhe rregullave që vrisnin vendet e punës. Në Chicago të SHBA-ve është protestuar kundër sulmit me raketa i kryer me urdhrin e presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj bazës ajrore Shajrat në qytetin Humus të Sirisë. Protesta kundër sulmit është mbajtur përpara Trump Toëer. Qindra protestues kanë mbajtur në duar pankartat me mbishkrimet “Nuk dëshirojmë luftë tjetër”, “SHBA largoi duart nga Siria” dhe “Të gjithë fëmijët në botë kanë nevojë për paqe” si dhe kanë brohoritur me slogane duke reaguar ndaj presidentit Trump që ka dhënë urdhrin për sulmin me raketa. Ndërsa ka tërhequr vëmendjen se gjatë momentit që policia ka marrë masat shtesë të sigurisë janë hedhur sloganet “Trump dëshiron më shumë luftë, ne i themi jo luftës”, “Fund luftës, imperializmit dhe gënjeshtrave të Trump”, “Kërkojmë që SHBA të tërhiqet menjëherë nga Siria” dhe “Imperializmi amerikan terroristi numër një”. Folësit të cilët iu janë drejtuar protestuesve të mbledhur kanë pretenduar se në këtë mes ka arsye të tjera, duke vënë në dukje se nuk i besojnë Trumpit që ka deklaruar se është ndikuar nga fëmijët që kanë humbur jetën në sulmin e regjimit të Asadit me armë kimike. Protesta ku edhe një mbështetës i Trump ka hapur pankartë në krah të protestuesve ka përfunduar me marshimin e kryer në bulevardin Michigan. Po ashtu mijëra veta janë tubuar përballë zyrës së kryeministres britanike në Londër për të kundërshtuar përkrahjen e Tereza Mej ndaj sulmeve raketore të SHA kundër Sirisë. protestuesit britanikë të premten në Londër kanë brohoritur slogane si “Jepini fund luftës dhe vrasjeve”, “Jepini fund sëmundjes dhe urrejtjes”, dhe “Turp për Tereza Mej dhe Turp për Donald Trump”. Protestuesit po ashtu në duar kanë mbajtur parulla si “Mos jepni armë për të luftuar kundër popullit sirian” dhe “Ndaloni bombardimin e Sirisë”./ PT

OPINIONE

INTERVISTA